Norma e interesit e pandryshuar

15/09/2009 17:15

Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise do te mbaje serish te pandryshuar normen baze te interesit ne nivelin 5.75 per qind, te fiksuar qe ne janar te ketij viti.

Burime konfidenciale thone per Top Channel se ne mbledhjen e se merkures rishikimi i normes nuk do te jete ne axhenden kryesore te Keshillit Mbikqyres.

Te njejtat burime thone se diskutimi per kursin e politikes monetare pritet te zhvillohet ne mbledhjen e muajit  te ardhshem, ku keshillit do t’i duhet te vendose nese do te nderhyje per te ulur normen baze apo do ta mbaje ate serish te pandryshuar ne nivelin 5.75 per qind.

Disa eksperte te fushes, jashte Bankes se Shqiperise kane rekomanduar disa here ne publik uljen e normes baze si nje mase per t’i dhene frymemarrje ekonomise, tashme te prekur nga kriza dhe qe po vuan mungesen e likuiditetit. Sipas tyre lehtesimi i politikes monetare do te sillte clirimit e kredise dhe uljen e kostove te saj.

Por eksperte te tjera kane argumenta kundershtuese. Ata thone se se nje ulje e normes mund te kete pasoja te tjera te padeshirueshme per ekonomine dhe qe kane te bejne kryesisht me zhvlereesimin e metejshem te lekut dhe uljen e interesave te depozitave.  

I njejti debat po zhvillohet edhe brenda Keshillit Mbikqyres te Bankes se Shqiperise dhe ceshtja kryesore eshte nese ulja e normes do te sillte zhvleresim te monedhes vendas.

Te dhenat historike tregojne nje lidhje te crregullt mes politikes monetare dhe kursit te kembimit. Gjate vitit 2004 kur banka ndermorri nje fushate agresive te uljes se normes baze leku jo vetem qe nuk u zhvleresua por perkundrazi u forcua perballe euros.

Sjellje te ndryshme ka patur kete vit ku ulja e normes eshte shoqeruar me zhvleresimin e forte te lekut.

Top Channel