Hanxhinjte e shekullit te XXI

15/09/2009 19:05

O i zoti hanit! O hanxhi a pret miq?

Sa here kemi degjuar neper filma te vjeter shqiptare e kemi lexuar neper rreshtat e librave te autoreve tane keto thirrje poshte ndertesave-shtepi-hotel per udhetaret qe kerkonin strehe e qe donin ushqim per veten, per kafshet e nje shtrat per te clodhur kryqet.

Duket se profesioni hanxhi i perket 200 viteve me pare…ne fakt gaboheni…hane ka mjaft ne veri e verilindije te vendit.

Pali, 40-vjecar nga Fushe-Arrezi ka nje han, e quhet hanxhi, zanat fort i vjeter.

Mjaft turiste ia behin per te pushuar ne dhomat me oxhak, per te shijuar gatimet tradicionale e per te pare ato detaje te vecanta, pjese e shekujve te meparshem.

Ne han ka edhe nje element modern: Nje pishine qe furnizohet me uje nga burimet e panumerta te ketyre aneve.

Hanxhiut te Fushe-Arrezit ia ka marre garen per kete vit, kolegu i tij nga Thethi qe ka mirepritur 40 turiste amerikane.

C’kenaqesi te lahesh ne lumenjte me uje te ftohte, te ngjitesh ne lartesite e shqiponjave, te thithesh ajrin e paster te pyjeve te pafund…elemente qe thuajse po i harrojme ne Tiranen super te betonizuar te shekullit te 21-te.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel