Fushata, ja kush do hetoje partite politike

15/09/2009 08:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi dje procesin e verifikimit te shpenzimeve te fushates nga subjektet zgjedhore per zgjedhjet e 28 qershorit.

Procedura e verifikimit nis me hedhjen e shortit, i cili percaktoi emrat e eksperteve kontabel qe do te verifikojne partite.

Ne gare ishin 27 eksperte kontabel, nderkohe qe jane 34 subjekte zgjedhore qe duhen kontrolluar.

Ekspertet kontabel do te paraqesin raportin perfundimtar ne daten 2 nentor dhe do te jete Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qe do te vendose per te.

Sipas procedurave, ky institucion i ka kerkuar shoqates IEKA qe kontrollon veprimtarine e eksperteve listen e plote te eksperteve ne rang vendi, qe rezultojne te jene me shume se 80 persona.

Secilit prej tyre u eshte derguar nje ftese per te marre pjese ne short. Por vetem 26 prej tyre kane shprehur interesin dhe kane paraqitur dokumentet perkatese siç e parashikon ligji.

Top Channel