Emigracioni, devijon linja e trafikut

15/09/2009 08:55

Nje rrjet i trafikut te qenieve njerezore nga Shqiperia ne drejtim te Italise eshte shkaterruar dy dite me pare.

Lajmi eshte bere i ditur nga media italiane, qe i eshte referuar gazetes serbe “Glas Javnosti”.

Sipas tyre, policia ka zbuluar kete rrjet qe merrej me trafikun e njerezve dhe ne te ishin te perfshire shqiptare, serbe dhe boshnjake.

Ata benin trafikun e njerezve nga Ballkani ne drejtim te Europes, nepermjet territorit te shtetit serb.

Aksioni i policise mesohet se eshte bere ne Nova Varos, ne rajonin e Sangiaçato, ne jug te Serbise.

Sipas tyre, ne nje makine jane ndaluar disa persona, kater shqiptare, prej te cileve tre minorene dhe pa asnje lloj dokumenti.

Top Channel