Zgjedhjet, OSBE-ODIHR: Nuk u permbushen plotesisht standartet

14/09/2009 16:20

Misioni vezhgues OSBE-ODIHR publikon raportin perfundimtar per zgjedhjet e 28 qershorit ne vendin tone.

Misioni thekson se zgjedhjet nuk permbushen plotesisht standartet me te larta demokratike, ndersa probleme pati me politizimin e disa aspekteve teknike te procesit, sidomos me bllokimin e numerimit ne disa zona.

Ne raport theksohet se eshte pare me shqetesim presioni ndaj punonjesve te administrates shteterore per te marre pjese ne fushate.

OSBE-ODIHR e vlereson punen e Komisionit te Qendror te Zgjedhjeve, fushaten pergjithesisht te qete, si dhe zbatimin e kodit te ri. (Se shpejti me gjeresisht)

Top Channel