Patos, gjendet i varur ne oborr i moshuari

14/09/2009 08:45

Nje 63-vjecar eshte gjetur i varur dje ne mengjes, ne oborrin e shtepise se tij ne lagjen Dukas te Patosit.

Sipas policise, behet fjale per nje vetevrasje dhe motivi i saj ka qene gjendja e rende ekonomike e te moshuarit qe nuk merrte pension. Burimet zyrtare te Komisariatit te Policise Fier pohojne se Eqerem Nazeraj lindur e banues ne Patos, baba i kater femijeve, eshte vetevrare ne oret e para te mengjesit, pas renies se papritur ne depresion.

Ai jetonte vetem me bashkeshorten, me te cilen kishte mosmarreveshje te shumta edhe per shkak te konsumimit te alkoolit. Nga raporti i mbajtur prej policise ne te cilin bejne pjese edhe deklarata e familjareve dhe te afermve mesohet se nje nate me pare, Eqerem Nazeraj ka fjetur me heret se netet e tjera.

Ne mesdite ai kishte konsumuar si zakonisht alkool dhe kjo ka ndikuar qe pasdite mos te ndihej mire. Konfirmohet se ne oret e para te mengjesit te se dieles ai ka dale ne oborrin e shtepise ku ka siguruar mjetet qe do te perdorte per t’u vetevrarur dhe me pas ka kryer edhe aktin, duke e lidhur litarin ne deget e hardhive.

Sipas burimeve policore, Eqeremi dhe bashkeshortja e tij jetonin vetem, pasi tre nga femijet jetojne ne Fier e Vlore, ndersa njeri eshte ne burg ne Greqi. Ata kishin probleme te renda ekonomike, per shkak te mungeses se te ardhurave.

Top Channel