Kosove, fushata elektorale do zgjase 30 dite

14/09/2009 18:40

Fushata elektorale per zgjedhjet lokale te 15 nentorit ne Kosove do te zgjase 30 dite. Vendimi eshte marre ne nje takim qe presidenti kosovar Fatmir Sejdiu zhvilloi sot me kreret e partive politike.

Duke folur pas takimit, Sejdiu beri te ditur se me perjashtim te dy partive, te tjerat ishin dakord per ta ulur numrin e diteve nga 30 ne tre jave, por duke qene ceshtje konsensusi, ato do te mbeten 30.

Persa i perket ceshtjes se studimit te KQZ-se qe balotazhin ta percaktoje ne baze te publikimit te rezultateve, kreu i shtetit kosovar ka theksuar se, “kjo nuk eshte nje ceshtje qe mund te behet”.

Top Channel