“Gerdeci”, Prokurori: Kerkesa e paligjshme

14/09/2009 10:45

Prokurori i ceshtjes ne ngarkim te ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kerkon rrezimin e kerkeses se avokateve mbrojtes, te cilet nga ana e tyre kerkojne pezullimin e procesit gjyqesor.

“Kerkesa e avokateve per pezullim eshte e pabazuar ne ligj”, u shpreh Stojani.

Ne keto momente Kolegji Penal eshte terhequr per te marre vendimin.

Avokatet mbrojtes te ish-ministrit te Mbrojtjes kerkojne ndaljen e gjyqit, duke paraqitur ne Kolegj mandatin e deputetit, qe i jep Mediut imunitet dhe pengon vazhdimin e gjykimit.

Mediu, mbi te cilin bie akuza e shperdorimit te detyres ne tragjedine  15 marsit te kaluar ne Gerdec, ku humben jeten 26 persona, nuk gjendej ne salle.

Top Channel