Termeti, rendohet gjendja e te pastreheve

13/09/2009 16:15

Banoret e fshatrave te Dibres dhe Bulqizes te cilet mbeten pa shtepi si pasoje e renies se termetit pak dite me pare e kane kaluar serish mbremjen e se shtunes duke u gdhire e diele ne qiell te hapur.

Fillim i vjeshtes dhe reshjet e shiut e kane veshtiresuar gjendjen e tyre

“Kemi frike nga termeti, cadra nuk kemi asgje nuk kemi, shume ftohte, naten do ta kalojme nen reshjet e shiut”, u shpreh nje e moshuar, banore e zones.

Disa prej banoreve te kesaj zone jane futur ne shtepite e tyre edhe pse perbejne rrezik. Por mesnaten e te shtunes ata kane dale serish te tmerruar kur zona eshte goditur nga lekundje te reja me intesiteti rreth kater balle.

Banoret kane bere serish kerkesat e tyre duke kerkuar te mos bashkohen ne kampingje, por ti marrin cadrat e tyre ne afersi te shtepive te banimit.   

Top Channel