Netanyahu vizite ne Egjipt

13/09/2009 20:35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do te vizitoje Egjiptin per t’u takuar me presidentin vendas Hosni Mubarak ku pritet te bisedohet per planin e paqes ne Lindjen e Mesme.

“Ka akoma pune per te bere. Kemi perparuar ne disa pika dhe ne disa te tjera duhet te perparojme akoma me shume”, eshte shprehur kryeministri Netanyahu gjate nje mbledhjeje te qeverise para vizites se tij ne Kajro.

Kryeministri hebre kembengul ne idene e tij se eshte bere nje progres ne arritjen e paqes mes Izraelit dhe palestinezeve dhe eshte shprehur optimist ne zgjidhjen e konfliktit dhjetra vjecar.

Top Channel