Itali, shqiptaret pre e sulmeve raciste

13/09/2009 19:25

Dy punetore shqiptare ne Venecia te Italise bien pre e dhunes qe sipas autoriteteve italiane eshte kryer nga militante te “Lega Nord”.

Shtetasit shqiptare te cilet punojne kamariere ne Venecia jane sulmuar nga kater persona ende te paidentifikuar nga policia italiane.

Shqiptaret kane marre plage te renda ne trup dhe sipas mjekeve italiane njerit prej tyre do t’i duhen rreth 30 dite qe te rimarre veten, ndersa tjetri ka plage me te lehta.

Kuestura e Venecias ka nisur hetimit pas denoncimit te bere nga shqiptaret dhe njoftojne se jane 3-4 pista hetimore.

Top Channel