Shkaktoi vetevrasjen e gruas, ne gjyq 31-vjecari

12/09/2009 08:35

Prokuroria e Tiranes dergon ne banken e te akuzuarve, Petrit Gogen, nen akuzen e shkaktimit te vetevrasjes.

31-vjecari u arrestua disa jave me pare nga policia, pasi ne menyre sistematike kishte dhunuar bashkeshorten e tij, Mimoza Goga, teksa i deklaronte se duhet te vriste veten.

Ngjarja per te cilen akuzohet Petrit Goga ka ndodhur me date 4 maj te vitit 2007 ne Ndroq te Tiranes, kur 28-vjecarja Mimoza Goga u hodh ne pusin prane shtepise.

Kane qene dy femijet e 28-vjecares, te cilet dhane alarmin.

Nga hetimet e prokurorise dhe policise rezultoi se Goga ishte vetehedhur ne pusin e shtepise, pasi dyshohet se keqtrajtohej nga bashkeshorti dhe njerezit e tij.

Ne ate kohe, policia dhe prokuroria e mbyllen ceshtjen si nje vetevrasje te paster, nderkohe qe babai i Mimozes, Shaban Rama, se bashku me te shoqin e viktimes, Petritin, iu drejtuan gjykates duke kerkuar te urdheronin rihapjen e ceshtjes, pasi, sipas tyre, Mimoza sapo kishte lindur femijen e dyte dhe nuk vuante nga depresioni.

Ceshtja u rihetua dhe rezultoi se bashkeshorti e ka detyruar te shoqen te kryeje vetevrasje, dy dite pasi ai e kishte ngujuar ne banesen pas nje dhune sistematike per shkaqe xhelozie.

Top Channel