Lista e te prekurve nga AH1N1 shkon ne 31

12/09/2009 08:20

Eshte konfirmuar dje zyrtarisht rasti i 31-te i pacientit te prekur nga gripi i derrit ne vendin tone. Forma qe ka prekur qytetarin konsiderohet si forme e lehte.

Nderkohe qe fill pas konfirmimit te rezultateve nga laboratori ne Rumani, pacienti i prekur nga AH1N1 eshte larguar nga spitali ne gjendje te mire shendetesore.

Pacienti eshte nje 19-vjeçar me banim ne Kamez.

Menjehere pasi ka pasur probleme shendetesore eshte paraqitur prane qendres spitalore universitare “Nene Tereza”.

Menjehere pacienti eshte shtruar ne sherbimin e infektivit, si dhe eshte trajtuar sipas protokollit te percaktuar nga autoritetet shendetesore, Instituti i Shendetit publik ne rast se dyshohet per nje te prekur me simptomat e gripit te derrave.

Dje pacienti eshte larguar nga spitali ne gjendje te mire shendetesore, nderkohe qe te semure te tjere te dyshuar pritet te konfirmohen nese jane te prekur nga gripi i derrave AH1N1 apo jo.

Kampione çdo dite dergohen per ekzaminim ne Institutin e Shendetit Publik.

Sakaq, kompania farmaceutike, e cila do te lidhe kontratat per Shqiperine deri ne fund te muajit shtator do te sjelle ne vendin tone nje sasi prej 300 mije vaksinash specifike te gripit te derrit.

Ndersa kontratat pritet te  nenshkruhen nga dega e kesaj kompanie ne Shqiperi, marreveshja per dozen e pare eshte kryer mes filialit rezident ne  vendin tone dhe Ministrise se Shendetesise.

Mendohet se kjo sasi vaksine do te jete ketu ne muajin nentor.

Sakaq, vaksinat e thjeshta te gripit te cilat duhet te kishin mberritur ne muajin shtator po blihen me porosi dhe me kerkesa te shumta ne farmacite private.

Ne fillim qytetaret bejne porosine me pas farmacite sjellin numrin e porosive.

Per te shitur ne tregun farmaceutik pothuajse nuk behet me fjale. Vaksinat sapo mberrijne mbarohen…

Top Channel