Lezhe, qarku ende ne rrezik nga zjarret

12/09/2009 17:30

Nje situate shume e rrezikshme eshte krijuar nga renia e zjarreve ne qarkun e Lezhes. Ne 24 oret e fundit dy vatra te medha kane demtuar hektare me pyje, duke rrezikuar edhe disa shtepi.

Flaket e para u shfaqen te enjten ne mbremje ne malin Vele, ne nje zone shume te thyer, ndersa zjarri i dyte ndodhi te premten ne zonen e Kacinarit.

Drejtoria e pyjeve ne Lezhe beri te ditur se zjarri ne malin Vele, i cili erdhi nga zona e Mirdites, ka djegur nje shtepi ndersa shpejtesia me te cilen flaket po zhvendosen eshte shume e madhe. Terreni i veshtire dhe mungesa e rrugeve e ka bere te pamundur nderhyrjen.

Zjarri i dyte qe nisi dje ne mengjes ne Kacinar vazhdon edhe sot, 24 ore me vone te perbeje nje rrezik serioz per te pakten 8 shtepi te ketij fshati.

Ndersa kater banesa raportohet se jane djegur plotesisht tashme ne zonat e thella. Ushtria, policia e rendit dhe forcat e pyjores, te ndihmuar edhe nga banoret kane tentuar gjate gjithe nates te shuajne flaket.

Per fat te mire era, qe frynte ne drejtim te kundert me zonat e banuara ka ndihmuar ne izolimin e vatrave te zjarrit, duke i mbajtur flaket larg shtepise.

Por pavaresisht kesaj, flaket jane ende aktive dhe perbejne serish rrezik, nderkohe qe eshte realizuar edhe evakuimi i banoreve te rrezikuar.

Top Channel