Zjarr ne Lezhe, evakuohen banoret

11/09/2009 17:30

Situate e rrezikshme eshte krijuar nga renia e zjarreve ne qarkun e Lezhes.

24 oret e fundit dy vatra shume te medha zjarri po demtojne hektare pyje duke rrezikuar edhe disa banesa. Zjarri i pare i regjistruar ka filluar ne oret e vona te mbremjes se kaluar ne malin Vele, ne nje zone shume te thyer malore ndersa zjarri i dyte ne zonen e Kaçinarit te Lezhes.

Sipas informacionit te marre nga Drejtoria e Pyjeve ne Lezhe zjarri i rene ne malin Vele, i cili ka ardhur nga zona e Mirdites ka djegur nje banese ndersa shpejtesia me te cilen flaket po levizin eshte shume e madhe.

Zona e thelle malore ka bere te pamundur nderhyrjen nga toka. Ndersa zjarri i dyte i rene mengjesin e sotem ne Kacinar te Lezhes perben nje rrezik me serioz per 8 banesa te fshatit.

Aktualisht ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te policise pyjore, zjarrfiksave, policise se rendit, prefektures dhe qarkut te cilet po analizojne situaten. Ndonese nderhyrja nga toka ne Kaçinar eshte me e mundshme nuk mund te thuhet se zjarri mund te izolohet totalisht nga toka.Ne Kaçinar po punohet edhe per evakuimin e banoreve te rrezikuar.

Top Channel