Sherbime policore prane shkollave e kopshteve

11/09/2009 16:35

Policia rrugore e Tiranes do te vendose patrullat ne shkolla dhe kopshte per te siguruar levizjen e femijeve perpara dhe pas mbarimit te orarit arsimor.

Por shefi i komisariatit te Tiranes Artan Osmani shprehet se vijezimi i rrugeve para ketyre institucioneve perben nje problem ende te pazgjidhur

Prej disa ditesh komisariati i policise rrugore ka nisur nje aksion per sistemimin e trafikut rrugor ne kryeqytet ku paraqitet si me problematik vend parkimet e gabuara.

“Kemi nisur punen per forcimin e kontrollit te sinjalistikes rrugore, ndalimin e vendqendrimeve te gabuara, mosrespektimin e rregullave te qarkullimit rrugor”, u shpreh Osmani.

Por pas nje urdheri te Drejtorit te Pergjithshem te Policise, Ahmet Prencit gjoba mund te vendosen edhe nga patrullat e pergjithshme, efektiv policor ky qe nuk i perket policise rrugore.

Top Channel