Ndihmat pas termetit, vetem premtime

11/09/2009 09:00

Ndihmat e premtuara nga qeveria per qindra familje te demtuara nga termeti, ne komunat, Gjorice, Shupenze, Ostren, Zerqan, ne Rrethin e Bulqizes, edhe pas kater ditesh nga renia e tij, nuk po duken gjekundi.

Diten e merkure, banoret ishin njoftuar se do vinin per ta ndihmat e shumepremtuara nga qeveria me ushqime dhe çadra, ndaj dhe ishin grumbulluar prane dyerve te komunave perkatese, ne pritje te tyre.

Aty rreth oreve te mesdites, nje helikopter i vetem zhurmoi ne qiell, duke bere qe mijera banore te kthejne  syte drejt tij, por shpresat e tyre per ndihme jane  shuar shume shpejt. Ndihmat ne ushqime dhe çadra kane qene te pakta.

Keshtu e gjithe  sasia e ndihmave te ardhura merret vesh se ka qene vetem nga 5 kuintale ushqime per banoret e tre komunave, Gjorice, Shupenze, Zerqan, qe jane tejet pak krahasuar me nevojat qe kane banoret e demtuar ne keto komuna.

Top Channel