Mina ne Gerdec? Prokuroria rrezon deklaratat e Mediut

11/09/2009 15:00

Ndersa te henen ne daten 14 shtator Gjykata e Larte nis procesin ndaj ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu nen akuze per tragjedine e Gerdecit, nje deklarate e tij dhene nje nje emisionin televiziv eshte pergenjeshtruar menjehere nga Prokuroria e Pergjithshme dhe Policia e Shtetit.

Burime te sigurta te Top Channel ne Prokurorine e Pergjithshme por edhe ne polici thane se pretendimi i Mediut se drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci ka depozituar prane organit te akuzes nje leter konfidenciale per arsyet pse shpertheu reparti i demontimit ne Gerdec jane te paverteta. Kjo gje konfirmohet gjithashtu edhe nga pjesetare te grupit hetimor qe shtojne se nuk ka patur ne dosje ndonje material te tille sikurse aludon  ish-ministri i Mbrojtjes.

Mediu akuzoi prokurorine ne emisionin e Tv Alsat duke thene “ c’mund te them une per prokurorin e pergjithshem, i cili nuk vlereson nje material konfidencial i ardhur nga drejtori i pergjithshem i policise ne te cilin thote se jane vendosur dy mina me sahat  ne Gerdec”.

Pikerisht per kete leter qe burimet thone se nuk kane egzistuar ndonjehere, pjesetaret e grupit hetimor kujtojne se pas hetimeve intensive u percaktua edhe shkaqe se perse ndodhi shperthimi tragjik ne Gerdec, qe ishte pakujdesia e punetoreve ne fabrike gjate saldimit te nje karroce.

Por zyrtarisht asnje nga palet e cituara prej ish-ministrit te Mbrojtjes nuk pranoi te reagoje per deklaratat e tij.

Top Channel