Itali, sekuestrohet droga e ardhur nga Shqiperia

11/09/2009 10:05

Agjentet e Guardia di Finanza ne qytetin e Leces, ne Itali, kane zbuluar 145 kilograme marijuane, te ndare ne pako, e cila dyshohet se vinte nga Shqiperia.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave sekuestrimi eshte bere ne lokalitetin bregdetar te Torre dell’ Orso dhe ne pranga kane perfunduar dy shtetas shqiptare, 23 dhe 30 vjec.

Agjentet e GDF po kryejne edhe nje seri kontrollesh rutine ne kanalin e Otrantos, per te shmangur trafiqet e paligjshme qe vijne nga Shqiperia.

Top Channel