Iran, Khamenei paralajmeron opoziten

11/09/2009 12:35

Lideri suprem iranian, Ali Khamenei ka drejtuar sot seancen e lutjeve ne Teheran, duke shenuar keshtu daljen e tij te pare publike qe nga zgjedhjet presidenciale te 12 qershorit, ku doli ne mbrojtje te presidentit Ahmadinejad.

Ajatollahu ia ka drejtuar mesazhin e tij eksponenteve te opozites, te cilet vazhdojne te kundershtojne zgjedhjen e Ahmadinejad.

“Rezistenca ndaj sistemit islamik do te sjelle nje pergjigje te ashper”, ka deklaruar Khamenei ne seancen e transmetuar live ne televizionet lokale.

Aktet e dhunes qe shperthyen per shkak te zgjedhjeve presidenciale te qershorit lane pas mbi 70 te vdekur.

Kete jave autoritetet iraniane arrestuan dy figura kyce te opozites, si dhe mbyllen zyren e Mehdi Karoubit, i cili garonte po ashtu ne zgjedhje.

Top Channel