Hetimi i zgjedhjeve, PD: Ceshtje e mbyllur

11/09/2009 15:35

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste replikojne ne distance permes perfaqesuesve te tyre, Patozi dhe Xhacka, ne lidhje me kushtet e opozites per te marre pjese ne kuvend.

Astrit Patozi i PD-se tha se debati mbi zgjedhjet ka perfunduar dhe se fjalen e fundit e kane thene institucionet qe kane percaktuar dhe fituesin dhe humbesin. Sipas tij debati eshte tjeterkund dhe se kjo nuk ka lidhje me Partine Demokratike.

“Ka nje debat te brendshem ne Partine Socialiste, per menyren se si kjo parti humbi dhe nuk arriti rezultatin qe priste ne zgjedhjet e 28 qershorit. Te ashtuquajturat nuk jane kushte, por vetem arsye qe Rama te rimandatohet si kryetar i PS-se”, u shpreh Patozi.

I menjehershem ishte dhe reagimi i PS-se, e cila kishte dhe nje tjeter shkak per nje reagim publik pas deklaratave te kryeministrit nje dite me pare, sipas te cilave zoti Rama i ka ofruar bashkepunim me qellim mosperfshirjen e Metes ne qeveri.

“Sali Berisha duhet te kuptoje se as genjeshtrat e njepasnjeshme dhe as indiferenca teatrale ndaj kerkesave te opozites per hapjen e kutive te 28 qershorit nuk  e shpetojne dot ate dhe qeverine e dyte te  Gerdecit nga perballja me te verteten qe fshihet ne ato kuti te marra peng ne shkelje te ligjit e te se drejtes sone te pamohueshme. Kryeministri i Gerdecit nuk pushoi se genjyeri dje shqiptaret duke arritur te thite se ka patur oferte nga Edi Rama per te bere nje qeveri pa Ilir Meten, por sot te gjithe shqiptaret e kane kuptuar se pazari i tij me Ilir Meten per mashtrimin e nje pjese te popullit opozitar eshte bere perpara 28 qershorit”, u shpreh deputetja, Olta Xhaxhka.

Top Channel