“Glaxosmithkline”: Kontrata e pare, 300 mije doza vaksine

11/09/2009 15:55

Perfaqesia e kompanise farmaceutike “Glaxosmithkline” ne Shqiperi konfirmon kontraten e nenshkruar me Ministrine e Shendetsise shqiptare per te sjelle 300 mije dozat e para te vaksines kunder gripit te derrit.

Ne fund te muajit shtator kjo kompani britanike pritet te hedhe ne treg vaksinen e cila tashme po testohet ne Gjermani, SHBA dhe Kanada, ne mbi 9 mije persona.

Por ende nuk dihet nese Shqiperia do te furnizohet me vaksinen qe ne fillimet e daljes se saj

“Ne fund te shtatorit nis edhe plotesimi i kontratave te para. Ne fazen e pare jane perfshire ato qeveri qe kane bere kerkesen per furnizimin me vaksine pandemike”, tha Roland Xhafaj, perfaqesuesi i kompanise ne Shqiperi.

Xhafaj thekson se po testohet per efektet anesore qe mund te jape ne shendetin e njerezve por nderkohe studimet klinike te bera per vaksinen e kunder virusit A H1N1  jane vleresuar qe ne vaksinen kunder virusit H5 N1. Por gjithshei kompania “Glaxos” vazhdon testimet  qe te mos kete pikepyetje mbi shendetshmerine e saj dhe aplikimin masiv.   

Top Channel