Voskopoje, grabiten ikonat ne kishen e Shen Merise

10/09/2009 08:00

Grabitet nje pjese e ikonostasit te kishes se Shen Merise ne Voskopoje.

Persona ende te paidentifikuar prej policise lokale kane arritur te grabisin pjeset me te rendesishme te ikonostasit te kesaj kishe, te cilat mendohet se kane vlera te medha per nga rendesia e tyre kulturore dhe historike. Vjedhja e ketij kulti fetar dyshohet se eshte kryer gjate oreve te para te se merkures.

Kisha ka qene ne faze restaurimi dhe, sipas policise, fakti qe nuk ruhej, i ka ndihmuar grabitesit te merrnin ikonat. Uniformat blu kane konstatuar se dera e kishes mbyllej vetem nga dy gure te permasave mesatare dhe jo me dryn. Burime te grupit hetimor thane se vjedhesit nuk e kane pasur aspak te veshtire te depertonin brenda kishes, ne gjendjen qe ruhej dera e jashtme e saj.

Nderkohe, specialisti Ilir Kallamata, i cili po merret me restaurimin e ketij objekti kulti, ka pohuar se dera e kishes kycej me dryn, nderkohe qe sipas tij prej kater ditesh atje nuk ka qene i pranishem grupi i restauruesve. Policia dyshon se vjedhja eshte kryer nga persona qe jane njohes te mire te vleres se ikonostasit te kishes se Shen Merise, por ende nuk ka emra konkrete te autoreve.

Ikonostasi i kishes se Shen Merise ne Voskopoje daton si krijim rreth viteve 1700. Ai eshte punuar nga mjeshtera shqiptare te asaj kohe ne dru dhe ka reliev. Ky nuk eshte rasti i pare qe kishat bien pre e grabitjeve, pikerisht ne periudhen qe ato jane ne faze restaurimi. Kujtojme se keshtu ka ndodhur dy here me kishen e Shen Athanasit ne Voskopoje, por dhe me ate ne fshatin Shipske te Komunen se Voskopojes.

Objektet e ndryshme te kultit ortodoks ne rajonin e Korces jane dhunuar disa here, duke u shnderruar ne nje fenomen shqetesues. Vetem pak dite me pare u grabit kisha e Shen Kollit ne fshatin Rehove te Rrethit te Kolonjes.

Top Channel