PS: Qeveria me dy ministra te kerkuar nga drejtesia

10/09/2009 15:00

Partia Socialiste perseriti qendrimin e saj te prere per raport te kushtezuar me kuvendin per shkak te deformimit sipas saj te vullnetit te zgjedhesve me 28 qershor. (UPDATE)

Nje prej kushteve eshte hetimi i zgjedhjeve dhe hapja e disa kutive dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore. Por ngjarja e re dhe e pritshme e politikes, krijimi i qeverise se re i dha nje tjeter arsye opozites te forcoje deklaratat per bojkotin ndaj kuvendit.

“Dje Sali Berisha pagezoi qeverine e vazhdimesisë se puneve te keqija qe strehon dy te kerkuar nga drejtesia dhe tre te kerkuar nga populli opozitar. Partia Socialiste nuk kerkon ndryshimin e pushtetit ne tavoline, por respektimin e nje te drejte kushtetuese qe eshte transparenca e zgjedhjeve”, u shpreh deputeti i PS-se, Ditmir Bushati.

Qeveria sipas deputetit Bushati nuk mund te luftoje krimin e organizuar per sa kohe bashkepunoi me te ne zgjedhjet e 28 qershorit.

Opozita tha deputeti socialist eshte me e vendosur se kurre ne mbrojtje te lirise se votes se cenuar dhe se do te luftoje sic tha ai me cdo mjet demokratik ne mbrojtje te saj.

Top Channel