Prishet rezonanca magnetike, pacientet ne radhe

10/09/2009 08:45

Rezonanca magnetike, nje nga aparaturat “luksoze” ne fondin e pajisjeve te qendren spitalore “Nene Tereza”, prej rreth 10 ditesh nuk funksionon per realizimin e disa tipave ekzaminimesh.

Pacientet me probleme ne krahe, shpatull apo kembe nuk mund ta kryejne ekzaminimin, pasi kesaj aparature i eshte prishur nje pjese e rendesishme qe vendos ne pune mekanizmin e pajisjes.

Deri ne rregullimin e saj, te semuret duhet te qendrojne ne radhe “pritje” ose ne te kundert te largohen ne spitalet private per ta kryer kete analize me pagese, edhe atehere kur derdhin sigurime dhe kane nje libreze shendetesore. Te pakten deri diten e hene, pajisja do te vazhdoje te beje “pushim”…

Pas zgjidhjes se problemit qe kishte kjo aparature me kontraten e servisit, e cila sherben per rregullimin e pajisjes per çdo rast defekti, mbetet per t’u zgjidhur problemi i furnizimeve apo gjetjes se defektit.

Problemi dhe pajisja

Per keto kohe qe rezonanca nuk ka punuar, pacientet qendrojne ne radhe pritjeje, kane marre pergjigje te cunguara per problemet e tyre ose jane detyruar ta realizojne kontrollin ne privat.

Pacientet qe vijne jo vetem nga kryeqyteti, por nga te gjitha rrethet dhe shpeshhere edhe nga Kosova, duhet te presin deri ne riparim te defektit qe ka pasur aparatura e rezonances magnetike. Kjo aparature eshte nje pajisje e cila ka “veti” per te qene me e sakte dhe me e sofistikuar sa edhe vete skaneri.

Pajisja ndodhet ne spitalin “Nene Tereza” dhe nje aparature e tille ndodhet vetem ne disa prej spitaleve me te mira te Europes. Rezonanca perdoret per diagnostikimin e rasteve me komplikacione te “fshehura”, te cilat nuk mund te evidentohen as nga skaneri.

Problemet jane te lidhura me kockat, stomakun, koken. Ne zyren e Institutit te Sigurimeve Shendetesore vazhdojne prenotimet per viziten, per ata paciente qe jane te siguruar. Ne spital, ekzaminimi i rezonances kushton 1800 leke te reja.

Aparatura ka ardhur nga jashte dhe eshte nje nga te vetmet qe ka nje kontrate servisi. Ne vendet e Ballkanit ndodhen 3 aparatura rezonance. Njera eshte ne vendin tone, nje tjeter eshte e instaluar ne Greqi dhe ne Maqedoni.

Top Channel