Lezhe, zjarr ne trasete e hekurudhes

10/09/2009 19:50

Ndersa vera u karakterizua nga qetesia ne drejtim te renies se zjarreve ne zona te ndryshme, krejt e kunderta po ndodh gjate ketyre diteve te para te shtatorit.

Pas zjarrit te rene ne Mirdite 3 dite me pare, nje tjeter zjarr eshte perseritur gjate dites se sotme ne qarkun e Lezhes, edhe kete here ne nje zone fushore pikerisht ne fshatin Bacel te komunes Blinisht.

Flaket e zjarrit, te cilat kane rene ne afersi te linjes hekurudhore Lezhe-Shkoder kane demtuar rreth 200 trase duke vene ne rrezik levizjen e trenit te pasagjereve te linjes Tirane–Shkoder.

Ne vendngjarje kane shkuar menjehere zjarrefikes nga Lezha, Laci dhe Shkodra te cilet punuan per fikjen e tij. Kjo beri qe treni te kalonte pa probleme ne oren 16.00 sic ishte planifikuar.

Ky eshte zjarri i dyte brenda nje muaji ne Bacel, ku me daten 26 gusht u dogjen rreth 77 traversa te hekurudhes.

Policia shprehet se zjarri mendohet te jete vene nga banoret e zones me synim hapjen e parcelave te reja te tokes.

Top Channel