Shqiperia, nder vendet me taksat me te larta

09/09/2009 20:15

Shqiperia e taksave te uleta duket vetem nje slogan pasi ne raportin e fundit “Doing Business”, Banka Boterore ka perllogaritur se nje biznesi ne Shqiperi i duhet te paguaje rreth 44.9 per qind te fitimit qe ai realizon si taksa ne arken e shtetit, nje nga nivelet me te larta te te gjtiha vendeve, duke lene pas vetem disa vende te ish-republikave sovjetike.

Te gjitha vendet e rajonit te Ballkanit e kane kete tregues me te ulet. Nje biznes ne Maqedoni paguan taksa ne shtet vetem 16.4 per qind te fitimit te tij. Ne Bosnje barra fiskale eshte 27.1 per qind, ne Kosove 28.3 dhe ne Mal te Zi 28.9.

Madje, Shqiperia ka barre fiskale me te larte edhe se vendet anetare te Bashkimit Europian. Nje biznes bullgar paguan 31.4 per qind te fitimit te tij si taksa ne shtet, ndersa ne Poloni ky tregues eshte 40.9 per qind.

Ne fakt Shqiperia ka ulur tatimin mbi fitimin, ndoshta ne nivelet me te uleta ne Europe, por ne realitet barra rendohet nga taksat e tjera.

Shqiperia vazhdon te jete serish, sipas Bankes Boterore, nder vendet me taksat me te larta te punes ne rajon, me 26.1 per qind, kur ne rajon ky tregues eshte 23.1 per qind, ndersa mesatarja e OECD-se eshte 24.3 per qind.

Por pervec kesaj, nje tjeter faktor i rendesishem eshte edhe perdorimi masiv i referencave, qe rrisin barren fiskale te biznesit.

Top Channel