SHBA ngrin asetet e dy shoqerive koreano-veriore
09/09/2009 02:50
Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne kuader te sanksioneve shtese ndaj Korese se Veriut kane ngrire asetet e dy subjekteve.
“General Bureau of Atomic Energy” dhe “Korea Tangun Trading Corp” kapitalet e te cilave jane ngrire nga administrata amerikane mendohet se kane lidhje te terthorte me zhvillimin e programit berthamor te Penianit.
Qe te dyja shoqerite ishin vendosur prej kohesh nen shenjester pasi dyshoheshin se ndihmonin ne dergimin e armeve te shkatrrimit ne mase drejt vendit komunist, vecanerisht raketa me rreze te shkurter veprimi.
Sipas zyrtareve amerikane masa eshte ndermarre ne kuader te detyrimit te Penianit qe te riulet ne bisedimet diplomatike per programin berthamor.
Top Channel