Parate e emigranteve ulen me 6.1 perqind

09/09/2009 09:05

Emigrantet shqiptare sollen 394 milione euro gjate gjysmes se pare te ketij viti, me renie 6.1 per qind kundrejt gjysmes se pare te vitit 2008, behet e ditur nga te dhenat e llogarise korrente te publikuara nga Banka e Shqiperise.

Ky eshte niveli me i ulet i te ardhurave te Shqiperise nga emigrantet ne vlere absolute qe nga viti 2006 dhe eshte gjithashtu me i uleti ne nje dekade ne krahasim me peshen kundrejt Prodhimit te Brendshem Bruto.

Renia e te ardhurave nga puna e emigranteve qe diçka lehtesisht e parashikueshme nga ekspertet, qe kur kriza financiare kaloi nga SHBA-ja ne Europe dhe u kthye ne krize ekonomike.

“Ne parashikojme renie me 7 per qind te fluksit boteror te remitancave per kete vit”, deklaroi Banka Boterore pak jave me pare.

“Verehet nje perputhje ne kohe midis rritjes se normes se papunesise  ne vendet e Bashkimit Europian, veçanerisht ne Greqi dhe ne Itali, dhe renies se dergesave nga emigrantet”, njoftoi Banka e Shqiperise ne deklaraten e saj mbi stabilitetin financiar.

Problemi eshte se papunesia ne Eurozone po vijon te rritet dhe aktualisht ka mberritur ne 10 per qind te forces se afte per pune. Ekonomistet ne kontinentin e vjeter vleresojne se situata e punesimit nuk pritet te permiresohet edhe per shume muaj te tjere.

Ekonomistet ne Shqiperi kane paralajmeruar se renia e te ardhurave nga emigrantet mund te krijoje probleme te renda strukturore ne ekonomine shqiptare. Gjate vitit 2008, ne Shqiperi hyne 833 milione euro nga emigrantet, me renie 12 per qind kundrejt vitit 2007.

Banka e Shqiperise mendon se vendi yne mund ta humbase potencialin aktual te  rritjes ekonomike te fuqishme, ne rast se nuk merren masa per te zevendesuar te ardhurat ne renie nga remitancat.

Ne konkluzionet e raportit te politikes monetare per gjashtemujorin e pare te ketij viti, BSH-ja u bashkohet deklaratave te disa eksperteve vendes e te huaj, qe paralajmerojne per veshtiresi afatgjata te krijuara nga kriza aktuale dhe nevojen per reforme te rendesishme.

“Ne tre vitet e fundit, remitancat kane ndjekur nje prirje te qarte  renese nga 14.6 per qind te PBB-se qe ishin ne  vitin 2005, ne rreth 10.6 per qind ne vitin 2008. Ne  terma vjetore, ne vitin 2008 remitancat shenuan nje renie prej rreth 6 per qind kundrejt vitit 2007, ndersa per tremujorin e pare te vitit 2009 renia vjetore ishte 7.7 perqind”, thote Banka e Shqiperise.

Top Channel