Gripi, analizat do te behen ne Shqiperi

09/09/2009 08:00

Shqiperia eshte e gatshme per te perballuar ne kapacitete ambulatore, spitalore dhe vaksina agresivitetin me te cilin mund te shfaqet virusi i gripit te derrit ne sezonin e vjeshtes, nderkohe qe duhen forcuar masat ndaj higjienes vetjake ne kete periudhe.

Gripi i derrit i ka thyer kufijte, duke u perhapur me shpejtesi ne vende te ndryshme dhe paraqitur gjendje ende te panjohura per ekspertet, te cilet se fundmi jane perqendruar ne perballimin e fluksit te pacienteve te prekur prej tij me kapacitete spitalore dhe humane.

Situata e re qe pritet kete vjeshte kerkon ndryshimin e strategjise per te perballuar virusin AH1N1.

Teksa deklaroi gatishmerine e sistemit shendetesor ndaj situates ne pritje, ministrja ne detyre e Shendetesise, Anila Godo, pranoi se situata e shfaqur deri tani ne vend nuk ka qene alarmante, po vjeshta mund te sjelle nje situate tjeter, e cila mund te jete me e eger dhe per kete qellim nevojiten strategji te reja.

Parandalimi ne pikat kufitare eshte tashme nje hap i kaluar dhe jo efikas, pasi virusi nuk njeh me kufij.

Pas pergatitjes se nje ambienti te posaçem te sanatoriumi, nje tjeter ambient po pergatitet per te qene ne dispozicion te qendra spitalore universitare “Nene Tereza”.

Kreu i Dikasterit te Shendetesise siguroi se kjo vjeshte do te mundesoje dhe analizimin e mostrave te te semureve ne laboratorin viral ne Tirane, duke shmangur perfundimisht kohen e tejzgjatur te pergjigjes se rezultateve nga Rumania dhe koston e saj, ndersa ne vend nuk mungojne kapacitetet njerezore.

Zyra per Europen e Organizates Boterore te Shendetesise po organizon ne Durres nje seminar dyditor me drejtues spitalore dhe perfaqesues te shendetesise te vendeve te rajonit.

Qe nga 11 qershori OBSH e ka çuar ne 6 nivelin e rrezikut te pandemise ne te pakten dy rajone te saj. Moderatori i seminarit, keshilltar rajonal ne Zyren e OBSH-se per Europen, Gerald Rockenschaub, tha se ne kete kontekst, ardhja e vjeshtes parashikon nje shtrirje progresive te semundjes dhe kerkon nje pergatitje te re te sistemit shendetesor per t’iu pergjigjur pandemise gripale.

OBSH kerkoi nga pjesemarresit te ndajne pervojat e tyre dhe te marrin me te miren nga ekspertet e saj per te mundesuar nje koordinim efikas te punes se spitaleve dhe plotesim te kushteve per pritjen e te prekurve me rende nga virusi ne to.

Gjate seminarit pritet te diskutohen programe konkrete te emergjencave spitalore dhe menaxhimin specifik te pandemise gripale, duke perfshire ketu menaxhimin e çeshtjes, parandalimin dhe mbajtjen nen kontroll te infektimit, mbikeqyrjen.

Diskutimet mbi ndertimin e strategjive te mundshme per zhvillimin e pergjigjeve ne rastet e emergjencave spitalore, por edhe planeve te vazhdimesise kane nisur qe dje nga pjesemarresit, te cilet jane perfshire dhe ne improvizimin e situatave konkrete dhe reagimet ndaj tyre.

Top Channel