Dade mbron vendimin e PS per bojkot

09/09/2009 15:40

Partia Socialiste permes Sekretares se Marredhenieve Nderkombetare, Arta Dade perseriti nje prej kushteve kryesore qe dikton sipas saj marredhenien me kuvendin e dale nga deformimi i vullnetit te votuesve permes vjedhjes e votave dhe mandateve te mbetura peng ne kutite qe duhen rinumeruar dhe materialet zgjedhore qe duhen rishqyrtuar.

“Berisha duhet t’i shpjegoje shqiptareve arsyen e vertete te kembenguljes qe nuk hap kutite e votimit, sidomos per zonat qe ne kemi kerkuar numerim. Kerkesa e PS-se eshte ligjore dhe ne perputhje me qellimin per te bere transparence”, u shpreh Dade.

Konstatimi i vezhguesve nderkombetare per bojkotin, ne nje kohe kur rezultati eshte i ngushte mes shumices dhe opozites, per socialistet ka nje domethenie tjeter.

Ata mendojne se numerimi i keq ose shume i keq ne nje te treten e vendit dhe diferenca e ngushte flasin per defekte qe nuk mund te tolerohen.

Top Channel