Topalli: Te hapur per bashkepunim me opoziten

08/09/2009 19:25

Pas rizgjedhjes se saj ne krye te Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli ka mbajtur nje fjale para 74 deputeteve te pranishem ne salle.

Deputetja demokrate ka theksuar para ligjvenesve se, parlamenti eshte nje tempull i demokracise, ndersa deputetet jane perfaqesues te deshires dhe vullnetit te popullit.

“Sot dua t’i perseris opozites qe jemi te hapur per bashkepunim. Eshte nje privilegj i madh te jesh 1 prej 140 deputeteve. Kam qene me fat qe kam drejtuar parlamentin ne legjislaturen e kaluar. Ishin 4 vite plot sfida te veshtira, por ishte nje legjislature e suksesshme ne reforma. Isha a privilegjuar qe drejtova Parlamentin gjate pavaresise se Kosoves, nenshkrimit te MSA-se dhe integrimit ne NATO”, deklaroi Topalli.

Ne vijim, ajo shtoi se tashme fillon nje faze e re ne politike dhe kete, sipas saj, e simbolizon edhe koalicioni i ri. “Per here te pare nuk ka hije dyshimi ne asnje prej mandateve dhe kjo e ben parlamentin me te forte. Ne kater vitet e ardhshme ky parlament do kete nje angazhim te madh. Bashke do bejme edhe me te fuqishme diplomacine parlamentare dhe do bejme avokatin e interesave te Shqiperise dhe shqiptareve. Ne kater vitet e ardhshme do perballemi me sfida me te veshtira. Do kemi sfida te pafund dhe kjo na ben mire te gjitheve. Detyra ime eshte te respektoj opoziten edhe kur nuk bie dakort me te. Jam e sigurte se marreveshje te rendesishme te vendit do kene edhe pelqimin e opozites. Ne kater vitet e ardhme ky tempull do jete vendi i reformave”, theksoi gjithashtu kryetarja e Kuvendit te Shqiperise.

 

Top Channel