Tirane, e perplas makina, rende 6 vjecarja

08/09/2009 11:35

Nje aksident rrugor me pasoje plagosjen rende te nje vajze 6 vjecare eshte regjistruar sot ne Tirane.

Lajmin e bejne te ditur burime prane policise rrugore, sipas te cilave 6 vjecarja me iniciale J.S u godit nga nje automjet teksa kalonte rrugen.

Per shkak te plageve te renda, ajo eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku ndodhet nen kujdesin e mjekeve.

Nga ana tjeter, efektivat e policise te mberritur ne vendngjarje kane ndaluar drejtuesin e automjetit tip “Benz” me targe “TR 0155 J” qe goditi te mituren, shtetasin Dorian Nezifi.

Top Channel