Pengmarresi kerkon lirine

08/09/2009 16:05

Tre vjet pasi rrembeu nje autobus me pasagjere ne autostraden Durres-Tirane, protagonisti i pengmarrjes se rralle i kerkon Gjykates se Krimeve te Renda te urdheroje nderprerjen e mjekimit te detyrueshem ndaj tij dhe ta riktheje ne shtepi qe te kurohet me mjekim ambulator nga familja.

28 vjecari Ardian Sina, i cili mbahet ne spitalin e burgut si i semure skizofren afektiv, ne 2006 alarmoi policine shqiptare pas rrembimit te nje autobusi me 25 pasagjere.

Nen kercenimin e nje granate ai paralajmeroi se do ta shperthente ne rast se nuk i plotesoheshin kerkesat. Ne analizat mjekesore te mepashme rezultoi se i riu nga Kamza kishte probleme psikike pas nje aksidenti automoblistik te pesuar cka e kishte derguar ate ne gjendje depresive.

Por avokati i tij i tha gjykates se tashme situata mendore e klientit te tij eshte stabilizuar dhe mjekimin e tij mund ta bejne ne kushte shtepie edhe familjaret e tij.

Nderkohe pritet qe Prokuroria e Krimeve te Renda te mbaje qendrimin e saj per kete kerkese, nese do ta konsideroje apo jo person me rrezikshmeri per shoqerine dhe me pas gjykatesi Luan Hasani do te shprehet me nje vendim.

Top Channel