“Gerdeci”, neser tentativa e trete per te hapur gjyqin

08/09/2009 16:00

Tre gjykatesit e Tiranes, Ridvan Hado, Shefkie Demiraj dhe Fatmira Hajdari do te ulen te merkuren ne podiumin e gjykates, ne tentativen e trete per te hapur nje nga proceset me te rendesishme te gjyqesorit shqiptar, ate ndaj te pandehurve per tragjedine e Gerdecit.

Dy here radhazi trupi gjykues nuk ka mundur ta nise procesin per shkak te mungeses ose te avokateve ose te ndonjerit prej te pandehurve.

Por duket se i njejti fat e pret kete proces, pasi mesohet se nese senca hapet avokatet do te kerkojne vecimin e ceshtjes se ish-ushtarakeve nga ajo e te pandehurve civile, cka do te sjelle shtyrje drejt nje date tjeter.

Megjithese prokuroria e Pergjithshme e ka depozituar dosjen ne gjykate qe ne muajin mars, gjyqi po zvarritet nga njeri muaj ne tjetrin.

Perpara se Gjykata e Larte te ndante ceshtjen duke mbajtur te pandehur vetem ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, gjyqi ne kete gjykate deshtoi dy here.

Por edhe atehere kur 28 te pandehurit e tjere mes te cileve edhe Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari e Dritan Minxhoilli perfunduan ne Gjykaten e Shkalles se Pare te Tiranes, Gjykata e Larte nuk mundi dot te niste gjyqin ndaj Mediut.

Top Channel