Termeti, Ministria e Brendshme: Asnje i lenduar

07/09/2009 11:55

Ministria e Brendshme  deklaron se ka vene ne dispozicion dy helikoptere per transportin e te gjitha ndihmave qe do te nevojiten per banoret e prekur nga termeti i nje nate me pare ne qarkun e Dibres.

Ministria njofton se ka patur deme materiale, ndersa nuk jane regjistruar deme ne njerez.

Nga lekundjet jane demtuar plotesisht shtepi ne komunen Gjorice dhe Ostren, si dhe disa banesa te tjera me demtime te renda dhe te lehta ne komunat Gjorice, Shupenze, Ostren dhe Trebisht.

Ne zonen e prekur nga demet eshte prezent zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni, ndersa mesohet se kryeministri Berisha do te niset rreth ores 13:30 ne qarkun e Dibres per te pare nga afer demet e shkaktuara nga termeti.

Top Channel