Rama: Ligj per hetimin e zgjedhjeve

07/09/2009 13:20

Partia Socialiste kerkon ligj te posacem per hetimin e zgjedhjeve si dhe krijimin e nje komisioni hetimor me shumice nga opozita parlamentare dhe me eksperte te OSBE-ODIHR.

Kryetari i PS-se, Edi Rama ne nje konference per shtyp, beri publik qendrimin e kesaj force politike, pak ore para nisjes se punimeve te kuvendit te Shqiperise.

“Ne duam te sigurojme transparencen e nevojshme per te gjitha pretendimet per standarte te munguara”, u shpreh Rama, i cili shtoi se nese ka mirekuptim per plotesimin e kerkesave, atehere Partia Socialiste do te futet ne parlament.

Po ashtu Rama theksoi se duhet te zbardhen te gjitha lejet e dhena nga zyrtare te Ministrise se Drejtesise per te denuarit, te cilet vepruan ne periudhen zgjedhore.

Kreu i PS-se kerkoi balancim te anetareve jo vetem ne KKRT, po edhe ne komisionet e perhershme parlamentare.

Ne deklaraten e sotme Rama, kerkoi edhe transparence dhe zbardhje te ngjarjes ku mbeti i vrare deputeti, Fatmir Xhindi, ndersa hetimi duhet te kryhet me asistence te pavarur nderkombetare.

 

 

Top Channel