Dule: Nuk i pranojme ftesat e Berishes

07/09/2009 15:55

Partia Bashkimi per te Drejtat e njeriut do te qendroje ne opozite pavaresisht ftesave te vazhdueshme te kryeministrit Sali Berisha per te qene pjese e koalicionit te ri qeverises.

Sipas zotit Dule , PBDNJ u shkeput nga koalicioni me PD per arsye konkrete dhe ato qendrojne serishmi, sipas tij, nje vije e forte ndarese mes ketyre dy forcave politike.

“Nuk jane eklipsuar arsyet pse jemi larguar nga koalicioni dhe nuk ka vend per te rishqyrtuar kete vendim”, u shpreh Dule.

Pas mbledhjes se kryesise se partise, zoti Dule vuri theksin tek zgjedhjet e 28 qershorit te cilat sipas tij nuk kane patur standartet e nevojshme qe kerkon nje vend anetar i NATO-s.

Pikerisht per kete fakt zoti Dule kushtezoi pjesmarrjen e metejshme te PBDNJ ne proceset zgjedhore qofte lokale apo te pergjithshme.

“PBDNJ konkludoi se nuk mund dhe nuk do te marre pjese ne asnje ballafaqim te ardhshem zgjedhor, qofte per pushtetin vendor apo ate politik, nese zgjedhjet nuk administrohen nga komisione te te gjitha niveleve jo partiake”, u shpreh Dule.

Top Channel