Afganistan, ushtari me A H1N1 rikthehet ne sherbim

07/09/2009 14:20

Pas nje telefonate te ministrit te Mbrojtjes, Gazmend Oketa me komanden e trupave paqeruajtese shqiptare, qe ndodhen ne Afganistan, konfirmohet se ushtari shqiptar i prekur nga virusi AH1N1, do t’i rikthehet sherbimit ushatarak pasi eshte sheruar plotesisht.

Sipas nje njoftimi per te shtyp te Ministrise se Mbrojtjes thuhet se, sipas Komandantit te misionit tone ne Afganistan gjendja shendetesore e ushtarit Denis Sulko eshte shume e mire dhe se ai neser i rikthehet detyres ne misionin paqeruajtes.

Ushtari Sulko ka dale nga spitali italian, ne te cilin ndodhej prej disa ditesh. Ndersa 3 koleget e tij qe u izoluan per shkak te sigurise, pas perfundimit te ekzaminimit shendetesor kane rinisur detyrat e tyre ne mision.

Top Channel