PR, vijon debati per qeverine

06/09/2009 15:25

Nenkryetari i Partise Republikane, Neritan Alibali e ka cilesuar thjesht nje keqkuptim debatin me te fundit ne gjirin e kesaj force politike mes Sabri e Anila e Godos dhe kryetarit Fatmir Mediu.

Sipas Alibali, zoti Godo eshte lajmeruar per mbledhjen e kryesise por nuk ka marre pjese.

Nderkohe qe persa i perket negociatave mes Mediut e Berishes, nenkryetari i republikaneve sqaroi se ato jane kryer nen mandatin e propozuar dhe te marre nga vete presidenti i asamblese kombetare te republikaneve, Sabri Godo.

“Kjo kryesi eshte vendimmarrese dhe merr vendime ne periudhen mes dy asambleve dhe ka nje komitet drejtues, ku bejne pjese edhe anetare te tjere si nenkryetaret e asamblese kombetare, kryetaret e degeve me te rendesishme te Shqiperise, etj. Kemi te bejme me keshillim dhe jo vendimmarrje. Eshte keqkuptuar logjika e kryesise se madhe dhe kryesise se vogel”, ka pohuar Alibali.

Sipas Alibalit, Partia Republikane nuk ka asnje carje ne mes te saj dhe bashkepunimi mes Godos e Mediut do te vijoje normalisht me te njejtin seriozitet.

Top Channel