Sherr ne disko, adoleshenti plagos rende 30-vjecarin

05/09/2009 08:35

Nje ngjarje e rende ka ndodhur dje, ne te gdhire te dites, ne qytetin e Kuçoves, ku nje adoleshent i ka vene ne rrezik jeten nje 30-vjeçari, duke e goditur disa here me thike.

Grindja ndodhi rreth ores 03:00 te mengjesit ne nje diskoteke, nderkohe qe i plagosuri u nis per ndihme me te specializuar disa ore me pas ne Spitalin Ushtarak ne Tirane.

Burime te Komisariatit te Policise se Kuçoves bejne me dije se rreth ores 03:30 eshte marre informacioni per nje grindje te ndodhur ne nje disko verore, qe ndodhet ne qender te qytetit. Ekspertet e policise mberriten menjehere ne vendin e ngjarjes, ku eshte mesuar se i plagosuri Elidon Dauti, ishte transportuar drejt spitalit te Beratit.

Ne vendin e ngjarjes, nga marrja ne pyetje e deshmitareve dhe hetimeve te para eshte mesuar se sherri kishte ndodhur mes 30-vjeçarit Dauti dhe 17-vjeçarit, E. Ismaili. Ky i fundit mesohet se kishte qene me disa bashkemoshatare ne disko dhe eshte grindur me fjale me 30-vjeçarin qe ndodhej ne nje tjeter shoqeri.

Adoleshenti mesohet se fillimisht ka vene ne pah dehjen e 30- vjeçarit dhe kjo ka rene ne sy te ketij te fundit, çka eshte bere shkak qe mes tyre te nise debati. Mes fjaleve, 17-vjeçari ka akuzuar bashkeqytetarin se nuk mund te fliste me te per shkak te pijes, por duket se debatet jane ndezur dhe me shume.

Pasi jane share me njeri-tjetrin, adoleshenti eshte larguar nga diskoteka dhe kur te gjithe kane menduar se sherri u mbyll, ai eshte rikthyer me nje thike ne dore dhe ka qelluar disa here ne trup 30-vjeçarin, duke e lene te gjakosur per dhe. Personat e tjere te ndodhur ne lokal kane shoqeruar drejt spitalit te Beratit te plagosurin, ndersa adoleshenti eshte larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes.

Burime te repartit te kirurgjise ne spitalin e Kuçoves bejne me dije se Elidon Dauti eshte paraqitur aty ne gjendje te rende. Mjeket i dhane ndihmen e pare mjekesore, por per shkak te gjendjes se rende vendosen dergimin e tij per ndihme me te specializuar prane Spitalit Ushtarak ne Tirane.

Policia, pasi identifikoi autorin e ngjarjes, beri shoqerimin e tij per ne dhomat e izolimit, nderkohe qe çeshtja do t’i percillet Prokurorise se Vlores per shkak te moshes se autorit te dyshuar te plagosjes se rende, i cili do te perballet me akuzen per plagosjes te rende me dashje.

Top Channel