Gramsh, 9 shkolla pa çati

05/09/2009 08:20

Sapo ka nisur puna per rikonstruksionin e gjashte shkollave nentevjeçare ne rrethin e Gramshit. Per pasoje, mbetet ne pikepyetje nisja e vitit te ri shkollor per afro njemije nxenes ne komuna te ndryshme te ketij rrethi.

Sipas nenprefektit te ketij rrethi, Engjell Guri, nga buxheti i  shtetit eshte akorduar nje fond total prej afro 44 milione lekesh te reja per rikonstruksionin e plote te pese godinave shkollore nentevjeçare dhe nje te mesme.

Aktualisht, punohet per rikonstruksionin e shkolles nentevjeçare “Rilindja” ne qytetin e Gramshit, si dhe shkollave nentevjeçare te Drizes, komuna Pishaj, Sulte te se njejtes komune, Poroçan te te njejtes komune, Ermenje te komunes se Skenderbegasit, si dhe te shkolles se mesme te fshatit Kodovjat te se njejtes komune.

Ndersa ne kater prej ketyre shkollave puna per rikonstruksionin e tyre ka nisur ne fund te korrikut, ne shkollen e Drizes, nuk ka me teper se dy jave qe firma private ka nisur riparimin e plote te saj.

Sipas informacioneve ne degen e zyres arsimore te ketij rrethi, asnjera nga keto shkolla nuk eshte e gatshme qe te nise mesimet me 14 shtator. E vetmja zgjidhje e perkohshme qe ka gjetur pushteti vendor, mbetet zhvendosja e nxenesve ne shkollat e fshatrave fqinje, largesia e te cilave varion nga 2 ne 4 ore rruge me kembe.

Ne zyren arsimore justifikohen me ate qe aplikimi i projekteve behet nga instancat vendore dhe fondet kalojne nepermjet Ministrise se Arsimit drejtperdrejt ne komuna ose bashki dhe kjo zyre mbetet jashte pergjegjesive per godinat mesimore.

Ndersa nje nga specialistet e nenprefektures se Gramshit ka shpjeguar se vonesa e çeljes se fondeve qeveritare ka ardhur si shkak i voneses se projekteve me te cilat kane aplikuar komunat.

Kreu i kesaj nenprefekture ka pohuar se eshte duke u punuar qe te sigurohen mjetet e transportit per te gjithe nxenesit e ketyre gjashte shkollave qe do te zhvendosen ne objekte te tjera te marra me qira apo shkolla te fshatrave fqinje. Sidoqofte, me intensitetin qe ka nisur puna rikonstruksioni i godinave mund te perfundoje rikonstruksionet aty nga fundi i ketij viti.

Top Channel