Gjendet e djegur ne are gruaja 70 vjece

05/09/2009 08:40

Nje grua 70 vjeçe eshte gjetur e shkrumbuar nga zjarri dje ne mbremje, vetem disa qindra metra larg vendit ku ne fillim te kesaj jave u gjet i vrare dhe i djegur biznesmeni vlonjat Genci Habazaj.

Policia e Fierit njoftoi se dje rreth ores 21:00 eshte marre informacioni per gjetjen e trupit te djegur te nje gruaje ne Komunen Dermenas te Rrethit te Fierit.

Gruaja eshte identifikuar menjehere dhe ajo eshte Naje Llambro, banore e fshatit Hoxhare te Komunes Dermenas. Ajo kishte dale nga shtepia pasdite, per te shkuar ne arat e familjes, qe ndodhen prane vendit ku u gjet i djegur biznesmeni Habazaj.

Ne mbremje, familjaret jane shqetesuar per vonesen dhe kane dale ta kerkojne, por ajo qe kane konstatuar ka qene e tmerrshme. Trupi i gruaj gjendej i shkrumbuar prane nje are me grure te korrur qe digjej ende.

Familjaret nuk kane mundur te bejne asgje, perveçse te njoftojne policine per ngjarjen. Nje grup ekspertesh te policise se Fierit jane nisur menjehere drejt vendit te ngjarjes. Paraprakisht eshte konstatuar se vdekja mund te kete qene aksidentale.

“Ajo mund t’i kete vene flaken kashtes, siç behet rendom ne keto zona, per te pasuruar token per mbjelljet e radhes. Pastaj mund te jete asfiksuar nga tymi dhe ka rene pa ndjenja ne mes te kashtes qe me pas eshte perfshire nga flaket e qe ka djegur edhe trupin e gruas”, tha nje nga ekspertet e policise se Fierit, i cili theksoi se gjithsesi kjo mbetet nje piste qe duhet verifikuar nga hetimet e metejshme.

Fakti qe trupi i djegur eshte gjetur ne te njejten zone ku u gjet pese dite me pare trupi i pajete i Genci Habazajt ka bere qe policia e Fierit ta marre me shume seriozitet kete rast.

Top Channel