Blushi: PS te shfrytezoje krizat parlamentare

05/09/2009 08:50

Ben Blushi mbetet i vendosur per te kundershtuar bojkotin e Parlamentit. Permes pjesemarrjes ne Parlament, Blushi mendon se PS ka mundesine qe te arrije te zgjedhjet e parakohshme.

Ne nje interviste ne BBC, Blushi tha se PS nuk duhet t’i kthehet tradites se bojkoteve ne Shqiperi, te cilat ajo i ka denuar ne te shkuaren kur PD e kishte kthyer kete ne nje cikel kronik.

“PS nuk ka arsye te mjaftueshme per te mos shkuar ne Kuvendin e Shqiperise. PS eshte futur ne zgjedhje per te marre pjese ne Parlament, pavaresisht sesi do ishte rezultati i zgjedhjeve. Ne nuk shkojme ne Parlament vetem kur fitojme dhe nuk duhet te mos shkojme atehere kur humbim. Arsyeja e fundit eshte qe PS do hyje ne nje cikel krizash permanente ne rast se nuk hyn ne Parlament, duke mos permbushur misionin per te cilen eshte votuar. Arsyet nuk jane te mjaftueshme, nuk jane arsye te PS, jane arsye personale te Edi Rames”, deklaroi ai.

“Une jam deputet i PS dhe pavaresisht se do jem kunder bojkotit ne rast se kjo gje vendoset, e kam thene dhe do ta perseris qe do ta respektoj vendimin e shumices brenda PS-se. Vazhdoj te them qe ky vendim nuk eshte bindes, eshte i ekzagjeruar, nuk eshte shume i justifikueshem dhe nuk eshte nje vendim i cili premton te mira per opoziten e PS ne Parlament. Une besoj qe pushteti nuk merret dot ne rruge, por mund te merret ne institucione dhe ne institucionet e Parlamentit te Shqiperise ne kemi mundesi te bejme diferencen me qeverine. Po ashtu kemi mundesi per shkak te krizave te pritshme te kesaj qeverie qe mund dhe te mos varen nga kjo qeveri, shume shpejt ne Parlament mund te kete ndryshime numrash te cilat, ne ne rast se nuk jemi, nuk mund t’i shfrytezojme”, tha ai.

Sa i perket koalicionit Meta-Berisha, Blushi tha se kjo eshte nje marreveshje e detyruar nga numrat.

Top Channel