PS: Kushte per kuvendin

04/09/2009 15:25

Partia Socialiste pritet te mbaje pasdite nje nga mbledhjet me te rendesishme te kryesise se saj, qe pas perfundimit te kongresit te jashtezakonshem rreth nje jave me pare. (UPDATE)

Ashtu sic u lajmerua dhe nga kryetari ne detyre i socialisteve Edi Rama, kongresi ka mandatuar kryesine dhe grupin parlamentar per te vendosur se kur dhe si socialistet do te marrin pjese ne kuvend nese do te marrin.

Objekti kryesor i mbledhjes pritet te jete qendrimi i socialisteve ndaj institucionit ligjvenes, bojkotit, i cili eshte kundershtuar nga disa figura qendore te partise, qe kryesohen nga Ben Blushi.

Ky debat do te shoqeroje dhe mbledhjen e sotme te forumit te larte socialist, ndersa burime brenda selise roze bejne te ditur se kryetari dhe mbeshtetesit e tij do t’i paraqesin zyrtarisht kryesise per miratim nje rezolute ku vecohet mospjesmarrja ne kuvend, si dhe kushtet qe socialistet do t’i vendosin shumices per ta marre pjese ne kuvend.

Nje prej tyre eshte ngritja e komisionit hetimor per hetimin e asaj qe socialistet e quajne krim elektoral te 28 qershorit, por edhe disa kushte te tjera sic eshte dhe kthimi ne pune i te gjithe te larguarve per arsye politike.

Mbledhja e kryesise se Partise Socialiste mbahet ne nje kohe kur ne PS jane ravijezuar dy qendrime te ndryshme per zgjedhjet dhe pjesmarrjen ne kuvend.

Nga njera ana qendron kryetari ne detyre Edi Rama qe ka mbeshtetje te gjere dhe qe mbron idene se PS fitoi, ne zgjedhjet e 28 qershorit por u mund sipas tij nga makineria kriminale e pushtetit, si dhe bojkotin ndaj kuvendit qe e konsideron insitucion te dale nga zgjedhje te deformuara dhe nga ana tjeter qendron Ben Blushi, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe mbeshtetesit e tyre, qe thone se PS i ka humbur zgjedhjet per arsye te defekteve te veta, dhe qe jane kunder linjes se bojkotit qe mbeshtetet nga shumica ne forumet drejtuese te partise.

Top Channel