Bojkoti, PS debat mbi kushtet

04/09/2009 22:50

Qendrimi i Partise Socialiste per zgjedhjet e 28 qershorit dhe marredhenia e saj me kuvendin e ri ishin pjese e nje debati te nxehte ne mbledhjen e kryesise se Partise Socialiste qe zgjati ofro 4 ore.

Kryesia vendosi t’i percjelle grupit parlamentar qe do te mblidhet te shtunen vendimin per te mos marre pjese ne kuvend, por edhe disa kushte qe do te benin te mundur hyrjen e saj ne kuvend.

Nje prej tyre qe eshte dhe me kryesori eshte hetimi parlamentar i zgjedhjeve.  

Ndonese ne kryesie jane ndare mendime te ndryshme lidhur me bojkotin e parlamentit kryetari ne detyre Edi Rama tha pas mbledhjes se do te jete grupi parlamentar qe do te marre vendimin perfundimtar.

“Nuk behet fjale per bojkot ne kuptimin primitiv por per nje qendrim te detyruar nga 28 qershori. U kemi bere thirrje edhe partive dhe forcave te tjera, grupeve politike dhe shoqerore qe nuk jane te majte te bashkohen ne emer te nje domosdshmerie te pashmangshme qe eshte garantimi i zgjedhje te mira dhe te ndershme », u shpreh Rama.

7 anetare te kryesise prej 19 anetaresh jane shprehur kunder qendrimit per bojkot ndaj kuvendit. Nje prej perfaqesuesve te tyre  Ben Blushi tha se nuk mund te vendosesh kushte per hetimin e zgjedhjeve ne parlament pa marre pjese ne kuvend. Zoti Blushi tha gjithashtu se ne mbledhje kushtet nuk u bene te njohura.

« I kerkova Rames te ishte i qarte dhe te shprehej per kushtet tona. Eshte per fat te keq nje kerkese e Edi Rames per te negociuar me Berishen », u shpreh Blushi.

Burime brenda mbledhjes se kryesise se PS bejne te ditur se debatet mes dy grupeve mbeshtetesve te Rames dhe Blushit kane qene te forta.

Edhe ne kete mbledhje ata nuk kane mundur te gjejne asnje pike te perbashket ne lidhje me qendrimin e tyre per zgjedhjet dhe raportet me kuvendin e ri.

Grupi parlamentar qe do te mblidhet te shtunen pritet te marre vendimin perfundimar, i cili do te shoqerohet edhe me deatje rreth kushteve qe socialistet do ti vendosin shumicen ne parlament per te bere te mundur pjesmarrjen ne kuvendin e ri.

Top Channel