Rama: Pakti Berisha-Meta, ne dem te Shqiperise

03/09/2009 13:45

Pazari i fundit mes Berishes dhe Metes i ngritur mbi themelet e nje maskarade zgjedhore do t’i kushtoje shume Shqiperise.

Keshtu deklaroi kreu socialist Edi Rama, nje dite pas firmosjes se marreveshjes mes PD-se dhe LSI-se per koalicionin bashkeqeverises te 4 viteve te ardhshme.

Duke e cilesuar kete pakt, si nje krushqi e turpshme, Rama theksoi se kjo qeverisje nuk mund te sjelle zhvillim, pervecse te rrise perfitimet e nje grupi njerezish te bashkuar, te cilet po vijojne plackitjen e Shqiperise.

“Per Berishen dhe Meten, PS mbetet nje objekt agresioni verbal dhe sulmesh te koordinuara”, tha Rama.

Top Channel