Kerkohej per plagosje, kapet bashke me strehuesin

03/09/2009 08:35

Dy te rinj jane vene ne pranga pasi akuzohen per nje plagosje te ndodhur disa jave me pare.

Uniformat blu te kryeqytetit bene te ditur se dje rreth ores 01:30, specialistet e seksionit kunder krimeve dhe shendetit ne bashkepunim me sherbimet e Komisariatit te Policise nr.6, finalizuan me sukses kapjen e shtetasit te shpallur ne kerkim Alkan Markajn, 21 vjec, banues ne Tirane, i denuar me pare per kanosje dhe plagosje.

Ne fillim te muajit te kaluar, 21-vjecari kishte qelluar me thike duke e lene te plagosur David S. Ndalimi i tij u be ne baze te urdhrit te ndalimit te prokurorise, pasi dyshohet se me date 9 gusht 2009 ka goditur me thike David S. 20 vjec, lindur ne Elbasan dhe banues ne Tirane.

Bashke me Markajn u arrestua ne flagrance edhe Selim Rama, 21 vjec, banues ne Yzberisht, i denuar me pare per kanosje dhe armembajtje pa leje, pasi ka strehuar ne banesen e tij te dyshuarin per plagosje.

Top Channel