Greqi, nje shqiptar vdes nga gripi i derrit

03/09/2009 15:00

Nje emigrant shqiptar ka vdekur ne Greqi per shkak te gripit te derrave.

Behet fjale per 25- vjecarin Jani Metushi i cili kurohej ne gjendje te rende ne spitalin Evangjelizmo te Athines .

Emigranti shqiptar eshte shtruar ne kete spital urgjentisht ne daten 19 gusht pasi eshte konstatuar se eshte infektuar nga gripi i derrit gjate pushimeve ne ishullin Paros te Greqise.

Pas kesaj ai ka shfaqur shenja si veshtiresi ne frymemarrje dhe eshte konstatuar se ky virus i ka shkaktuar pneumoni te rende ne mushkeri.

Dite me vone ne sinteze me historikun e rende shendetsor te tij,pasi ka pasur prej kohesh probleme kardiake madje edhe aparat per aritmine ne zemer ,virusi i gripit i ka shkaktuar komplikacione te tjera shendetsore ,midis tyre ne oret e fundit edhe mosfunksionim te shume organeve dhe kjo ka sjelle edhe vdekjen e tij.

Rasti i tij,ishte nje prej dhjete rasteve serioze te gripit te derrit ne vend.Ne Greqi numri i pergjitshem i te prekurve me virusin A/H1N1 ka arritur ne gati 2000 persona ,pasi vetem javen e fundit u regjistruan 157 raste.Sipas organeve greke niveli i perhapjes se virusit ne dhjetediteshin e fundit eshte pak me i ulet se ne muajt e kaluar.

Top Channel