Gjykata administrative, USAID kerkon miratimin

03/09/2009 20:30

Ligji per gjykatat administrative duket se do te jete nje nga viktimat e para ne rast te mos pjesemarrjes se opozites ne Parlament.

Organziatat e biznesit dhe USAID kerkuan qe ky ligj te futet sa me pare axhenden e Parlamentit te ardhshem.

I konsideruar si nje nga ligjet me te rendesishme per te luftuar arbitraritetin e autoriteteve shteterore, ky draft eshte lene pa votuar nga Parlamenti i kaluar per shkak te mungeses se kuorumit.

Per miratimin e tij nevojiten 84 vota, keshtu qe pjesemarrja e opozites eshte e domosdoshme.

“Ne fillim te tetorit ky ligj te futet per votim ne Parlament dhe shpresojme te jete mirekuptimi i forcave politike. Une shpreh angazhimin tim maksimal per te bashkepunuar me deputetet”, ka deklaruar kryetari i Dhomes se Tregtise, Gjok Uldedaj.

I te njejtit mendim eshte shprehur edhe kryetari i Konfindustria, Gjergj Buxhuku. “Ne duhet qe opozites t’i drejtohemi ne menyre institucionale, pasi ne kete menyre ajo eshte shprehur qe po. Nese veprojme me diversionizem, atehere nuk do te kemi gje”, ka pohuar Buxhuku.

Risia kryesore e projekt/ligjit per gjykaten administrative eshte qe e vendos barren e proves mbi institucionet shteterore dhe ul afatet e shqyrtimit.

Po ashtu, gjykata ka kompetenca ekzekutive nese institucioni shteteror nuk  permbush vendimin e dhene.

Top Channel